Shkarkimi i Rakiqit, Mustafa ka një mesazh për Kurtin: Matu mirë në këtë aspekt!

Aktuale

Shkarkimi i Rakiqit, Mustafa ka një mesazh për Kurtin: Matu mirë në këtë aspekt!

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:02
Isa Mustafa

Policia e Kosovës dje kishte ndërmarrë një aksion në nivel vendi kundër kontrabandimit të mallrave.

Situata eskaloi në dhunë pasi banorët serbë hodhën mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në mbështetje të banorëve serbë kishte dalë edhe ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, kishte thënë Rakiqi pas tensioneve të krijuara në veri.

Kjo deklaratë ka zgjuar reagime në opinionin publik, duke vënë në pikëpyetje shërbimin e Rakiqit në të mirë të vendit.

Në lidhje me këtë çështje ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim tha se gjatë mandatit të tij nuk ka hezituar të shkarkojë ministra për shkak të deklaratave të tyre që binin ndesh me politikat e Qeverisë.

Gjatë mandatit tim si kryeministër i kam shkarkuar dy ministra të qeverisë, të komunitetit serb. Njërin për shkak të deklaratave të tij për nënat gjakovare dhe tjetrin për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe të dëmshme kundrejt politikave të qeverisë, ku bënte pjesë”, tha Mustafa.

Ndër të tjera, Mustafa thekson se Kurti e ka përgjegjësinë për çdo vendim që e merr si kryeministër i vendit dhe se nuk mund ta dirigjojë që ta shkarkojë Rakiqin ose jo. Ndërsa apelon që të ndërtohen ura të komunikimit me serbët në veri të vendit.

Unë nuk i them z. Kurtit as ta shkarkojë e as ta mbajë ministrin Rakiq, ai e ka përgjegjësinë për çdo veprim të tij si kryeministër. Ajo që e shoh të nevojshme të them është se me qytetarët tanë serbë në veri të vendit, sidomos, duhet të ndërtohen ura të komunikimit. Çdo veprim duhet të matet mirë, jo vetëm në aspektin se a mund ta ndërmarrë Qeveria, por për nga dimensioni i pasojave të integrimit real të katër komunave të veriut në sistemin qeverisës të vendit”, përfundon ish-kryeministri Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat