“Këta katër burra i bënë  ballë ofensivave serbe gjatë luftës, e tash ofensivave të mbeturinave serbe”

Aktuale

“Këta katër burra i bënë  ballë ofensivave serbe gjatë luftës, e tash ofensivave të mbeturinave serbe”

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:09
Gani Geci, Shani Geci, Halit Barani dhe Haxhi Geci

Ish-ushtari i UÇK-së, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një fotografi me Halit Baranin, Shani Gecin dhe Haxhi Gecin.

Ai thotë se gjatë luftës në Kosovë, që të katërtit i kanë bërë ballë ofensivave serbe, ndërsa tash po i bëjnë ballë ofensivave të mbeturinave serbe në Kosovë.

Geci shkruan se, Barani e ka gjunjëzuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq në Hagë.

Geci gjithashtu ka shkruar se, disa persona kanë ble uniforma në Shqipëri e kanë ardhë në Kosovë, pasi përfundimin e luftës dhe hyrjen e NATO-s në Kosovë e kanë pa në TV.

Postimi i plotë:

Këta katër burra Halit Barani, Shani Geci, Haxhi Heci dhe unë Gani Geci ju kemi bë ballë të gjitha ofensiva serbe gjatë luftës, edhe pas luftës ju kemi bë ballë të gjitha ofensivave të mbeturinave serbe.

Halit Barani në Hagë e ka gjunjëzua kasapin Sllobodan Millosheviqin.

Disa që po flasin për luftën na e dimë se përfundimin  e luftës dhe hyrjen e NATO-së në Republikën e Kosovës e kanë pa në TV e tek pas NATO-së me uniforma të blera në Shqipëri kanë ardhë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat