​Tahiri në vendlindje: Programi ynë për Vushtrrinë sjell punësim dhe zhvillim për të gjithë

Aktuale

​Tahiri në vendlindje: Programi ynë për Vushtrrinë sjell punësim dhe zhvillim për të gjithë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:18
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka takuar sot banorët e fshatit Stanoc i Epërm para të cilëve ka prezantuar planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai tha se programi i tij sjell punësim dhe zhvillim për qytetin e Vushtrrisë.

Tahiri tha se i ka përmbushur të gjitha zotimet që i dhënë para katër viteve, kur kishte marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me qytetin e Vushtrrisë.

I pari i Vushtrrisë tha se kanë qeverisur në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

Tahiri: Programi ynë për Vushtrrinë sjell punësim dhe zhvillim për të gjithë

"Katër vite më parë unë nuk kam premtuar punësim, por sot mund të them lirisht që programi jonë për Vushtrrinë për të gjithë sjell punësim dhe sjell zhvillim në qytetin e Vushtrrisë. Projektet si ngrohtorja e qytetit, parkingjet publike, zona ekonomike në Bajskë, liqeni akumulues i Sllakocit, projekti i impiantit të ujërave të zeza, projekti i Qyqavicës apo projekti i shfrytëzimit të minierave në qytetin e Vushtrrisë edhe sjellin punësim edhe sjellin zhvillim, por edhe e përmirësojnë jetën e qytetarëve të Vushtrrisë. Ne e kemi planifikuar këtë program, e kemi planifikuar buxhetin për të dhe jam i bindur që me përkrahjen e të gjithëve do ta bëjmë realitet Vushtrrinë për të gjithë", tha ai.

Ai tha se është krenar që Stanoci i Epërm ka një objekt shkollor të ri, e i cili është ndër më modernët në Vushtrri dhe që ju ofron kushte tejet të mira nxënësve të këtij fshati, teksa tha se së shpejti do të bëhet edhe fusha e sportit.

Para banorëve të këtij fshati, Tahiri ka prezantuar disa nga projektet që ka realizuar gjatë mandatit të parë.

Tahiri: E kemi bërë Vushtrrinë komunë model për qeverisje

"Jam shumë i lumtur e krenar që ne kemi realizuar zonën ekonomike këtu në Lumadh pranë jush, një vend i cili ishte ndalë nga ish-pushtetarët për interesa të veta, e që ne e kthyem prapë për juve, për qytetarët e Stanocit, e të Lumadhit, e të Stanocit të Poshtëm. Aty do të krijohen 800 vende të reja të punës, do të ketë një zhvillim e punësim. Jam tepër i kënaqur e krenar që Stanocin e Epërm shumicën absolute të Stanocit të Epërm e kemi bërë me ujë të pijes, i kemi larguar mbeturinat, kemi dhënë subvencione më shumë se kurrë për fermerët, i kemi përkrahur nxënësit e studentët me bursa duke i trefishuar bursat në këtë mandat. Jam shumë i kënaqur që ne e kemi bërë Vushtrrinë komunë model për qeverisje të mirë në krejt Kosovën", tha Tahiri.

Pretendenti edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë tha se ka trefishuar numrin e bursave për nxënësit, kanë ndarë 120 euro për çdo foshnje të lindur në Vushtrri, kanë mbuluar shpenzimet e varrimit, kanë shtrirë rrjetin e ujësjellësit në shumicën e fshatrave, kanë shtrirë rrjetin e menaxhimit të mbeturinave në tërë territorin e Komunës dhe që kanë rinovuar të gjitha QMF-të nëpër fshatrat e Vushtrrisë.

Po ashtu, ai tha se gjatë këtij mandati kanë ndërtuar pesë shkolla, dy çerdhe, derisa premtoi që gjatë mandatit të dytë do të ndërtojë një çerdhe në fshatin Stanoc i Epërm.

Tahiri: Është koha të ndërtojmë tani një çerdhe për të gjithë fëmijët e Stanocit

“Është koha të ndërtojmë tani një çerdhe për të gjithë fëmijët e Stanocit dhe ne mund ta bëjmë realitet sepse thash 20 vite nuk është ndërtuar asnjë çerdhe në Vushtrri, për katër vite i kemi ndërtuar dy çerdhe... i kemi ndërtuar dy në Vushtrri, do t'i ndërtojmë shtatë të tjera në mandatin tjetër, dy në qytet dhe pesë në fshatra, njërën do ta bëjmë këtu për shkak se është prej lokaliteteve më të mëdha në Vushtrri, lër shkak se do ta kemi zonën ekonomike, do ta kemi edhe fabrikën këtu", tha ai.

Gjatë ditës Tahiri ka takuar edhe banorët e fshatit Stanoc i Poshtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat