Shala: Presim që të fitojmë në të gjitha komunat në të cilat kanë qeverisur kandidatët tanë

Aktuale

Shala: Presim që të fitojmë në të gjitha komunat në të cilat kanë qeverisur kandidatët tanë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:47
Kujtim Shala

Kujtim Shala i LDK-së është i bindur se kjo parti do të fitojë në komunat që aktualisht udhëheq. 

Ai ka treguar se ku presin të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ne presim, pra është edhe vlerësim, edhe projeksion politik, presim që të fitojmë në të gjitha komunat në të cilat kanë qeverisur kandidatët tanë për kryetarë të komunave dhe që në rrethin e dytë pastaj të ftojmë edhe në një numër të rëndësishëm të komunave dhe në komuna të rëndësishme përfshirë kryeqytetin”, tha Shala.

“Ky është projeksioni, synimi dhe për këtë kemi punuar ne gjatë këtij viti’, theksoi ai.

Shala tha se për LDK-në punojnë qytetarët e aktivistët në secilën situatë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat