Ditë të errëta mund të vijnë në Ballkan, nëse Perendimi i hesht Vuçiqit

Aktuale

Ditë të errëta mund të vijnë në Ballkan, nëse Perendimi i hesht Vuçiqit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:06
Lulzim Peci

Njohësi i sigurisë, Lulzim Peci ka thënë se nëse Perendimi i hesht Vuciqit, ditë të errëta mund të vijnë në Ballkan.

Peci ka theksur se në këtë menyrë mund të jetë i domosdoshëm opercioni ushtarak.

"Nese nuk ndalet tani Serbia, perendimi, ne vend te integrimit te Ballkanit Perendimor, do te detyrohet edhe nje here te mendoj per opcione ushtarake" ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

Mbyllja e syve te Perendimit para “Botes Serbe” qe me vrull po e shtyen perpara Vucici, me Malin e Zi, Kosoven dhe tani edhe me thellimin e krizes ne Bosnje dhe Hercegovine, eshte paraloje e konflikteve te armatosura te reja per krijimin e Serbise se Madhe, pas me se dy dekadave te deshtimit te ketij projekti nga Millosheviqi.

Nese nuk ndalet tani Serbia, perendimi, ne vend te integrimit te Ballkanit Perendimor, do te detyrohet edhe nje here te mendoj per opcione ushtarake.

Historia nuk perseritet perhere, pasi njerezimi do te kthehej vazhdimisht ne piken zero, mirepo tani per tani jemi ne rruge qe kjo te behet ne Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat