Ahmeti tallet me dy sondazhet për zgjedhjet lokale: Kush e ka gabim, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim?

Aktuale

Ahmeti tallet me dy sondazhet për zgjedhjet lokale: Kush e ka gabim, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim?

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:45
Shpend Ahmeti

Lidhur me sondazhet dhe matjet e opinionit publik që janë organizuar sot në dy televizione, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

"Në sondazhe me numër të njejtë të respondentëve, me metodologji të rastësisë, me peshim të duhur, matematikisht është e pamundur që këto të dyja të jenë të sakta sepse janë jashtë margjinës së gabimit.   
Atëherë kush e ka gabim, a janë të qëllimshme gabimet, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim. Cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre?"
, ka shkruar Ahmeti në reagim.

Postimi i plotë:

Në Klan Kosova, në sondazhin me 1050 respondentë, Mytaher Haskuka ka 38%, dhe Shaqir Totaj ka 36%.

Në Dukagjin, në sondazhin me 1050 respondentë Mytaher Haskuka ka 43% e Shaqir Totaj 26 përqind.

Në sondazhe me numër të njejtë të respondentëve, me metodologji të rastësisë, me peshim të duhur, matematikisht është e pamundur që këto të dyja të jenë të sakta sepse janë jashtë margjinës së gabimit.

Atëherë kush e ka gabim, a janë të qëllimshme gabimet, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim. Cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat