Deklarata e Ambasadorit Christopher Hill në fillim të Konferencës së Rambujesë

Aktuale

Deklarata e Ambasadorit Christopher Hill në fillim të Konferencës së Rambujesë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:42
Konferenca e Rambujes

Diplomati amerikan, Christopher Hill, u emërua ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Shtëpia e Bardhë tha se emërimin e bëri presidenti amerikan, Joe Biden.

Hill ishte i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri.

Në prag të fillimit të Konferencës së Rambujes, Hill, i cili në atë kohë ishte ambasador i SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, deklaronte se konflikti i Kosovës nuk ishte i ri dhe kishte gati një shekull që ekzisonte.

Ky do të jetë një grup bisedimesh shumë i vështirë. “Për shumë njerëz në botë kjo është një çështje që shpërtheu në skenë vetëm një vit më parë, por për ata prej nesh që jemi në Ballkan, ne e dimë se kjo çështje ka qenë që nga fillimi i shekullit” – deklaronte ai.

Marrëveshja e Rambujesë ishte një marrëveshje e propozuar për paqe mes Republikës Federale të Jugosllavisë dhe një delegacionit të shqiptarëve të Kosovës. Marrëveshja u hartua nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe zgjodhi Kalanë e Rambujesë si vend ku u mbajt negociatat. Faktikisht Jugosllavia e refuzoi atë dhe NATO e përdori këtë si justifimin për ndërhyrjen në Luftën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat