Të hënën nuk ka mësim në shkollat ku votohet

Aktuale

Të hënën nuk ka mësim në shkollat ku votohet

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:19
Ilustrim

Zëvendësministri i MASHT-t, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se të hënën nuk do të mbahet mësim në shkollat ku votohet.

Ai tha që shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me procesin e rregullt mësimor.

“Siç e dimë zgjedhjet mbahen më 17 tetor dhe kemi marrë vendim që me datë 18 tetor, shkollat që janë qendra të votimit të punojnë me skenarin C.

Ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me skenarët që i kanë aplikuar deri atë ditë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat