Haradinaj ia uroi fitoren Kuçit dhe Gjinit

Aktuale

Haradinaj ia uroi fitoren Kuçit dhe Gjinit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:12
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në ditën e fundit te fushatës zgjedhore qëndroi në Junik dhe Gjakovë.

Në të dy këto komuna kërkoi votën e qytetarëve edhe për një mandat për Agron Kuçin dhe Ardian Gjinin.

Për të dy kandidatët nga partia e tij, ish-kryeministri foli fjalë të mira dhe tha se janë shembuj se si duhet qeverisur.

Haradinaj pak orë para heshtjes zgjedhore ua uroi fitoren Kuçit dhe Gjinit, duke u shprehur i bindur se që të dy do të kenë edhe nga katër vjet kryetarllëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat