Ngufatja | Kosova e parë nga lart

Aktuale

Ngufatja | Kosova e parë nga lart

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj.

Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës.

Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë.

Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat