LIVE: Pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ konferencë për media

Aktuale

LIVE: Pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ konferencë për media

Nga: BOTA SOT Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:40

(E plotësuar 19:54) - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 43% ose 770 mijë e 171 votues.

Ju njoftojmë se ka përfunduar procesi i votimit në Republikën e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga mbi 95% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43% apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 822 mijë e 484 votues apo 43.50% e votuesve”, ka thënë Kreshnik Radoniqi në konferencën e KQZ-së.

Ai ka thënë se pas pak rezultatet do të fillojnë të dalin edhe në uebfaqen e KQZ-së.

Të dhënat e detajuara të pjesëmarrjes në zgjedhje për secilën komunë janë në linkun e KQZ-së: zgjedhjet2021.org. Gjithashtu, ju njoftojmë se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit duhet t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet. E shfrytëzoj rastin që në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që morën pjesë në votime”, ka thënë ai, duke shtuar se lidhur me kohën e saktë të konferencës së radhës ku do të publikojmë rezultatet preliminare do të njoftoheni me kohë nga Zëdhënësi i KQZ-së.

***

Para pak minutash janë mbyllur qendrat e vendvotimit në mbarë vendin tonë.

Gjatë ditës kanë votuar afër 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Ndërsa tashmë KQZ ka filluar konferencën për media në lidhje me ecurinë e procesit.

Kujtojmë që PZAP ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat