Rezultati në Mitrovicë, Krasniqi: Kjo nuk është vetëm humbje e Agim Bahtirit

Aktuale

Rezultati në Mitrovicë, Krasniqi: Kjo nuk është vetëm humbje e Agim Bahtirit

Nga: G.B Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:18
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar pas rezultatit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku po prin Bedri Hamza i PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, i ka thënë se humbja e VV-së në këtë komunë dëshmon se lojërat e rrezikshme me incidente nuk pinë ujë në atë rajon, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo është humbje e politikës së Kurti dhe jo e Bahtirit.

Postimi i plotë në Facebook:

Humbja e LVV në Mitrovicën e Jugut dëshmon se lojërat e rrezikshme me incidente nuk pinë ujë në atë rajon. Atje njerëzit e ndiejnë rrezikun më shumë se kushdo, sepse jetojnë në gojë të ujkut, si thuhet. Nuk është vetëm humbje e Agim Bahtirit. Definitivisht është humbje e politikës së Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat