Qëndron Kastrati: Krejt i kemi pasë kundër edhe kemi dalë të parët

Aktuale

Qëndron Kastrati: Krejt i kemi pasë kundër edhe kemi dalë të parët

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:22
Qëndron Kastrati

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, po feston pas indikacioneve që e qesin të parin në zgjedhjet e sotme lokale për kryetar të kësaj komune.

“Krejt i kemi pasë të organizum kundër. Kena dalë të parët edhe krejt është meritë e juja si vullnetarë”, ka thënë Kastrati.

“Sinqerisht faleminderit shumë, e kemi dëshmu bashkë që e bëjmë të pamundurën edhe e arrijmë”.

Kastrati tha se progresi e ka mundur mentalitetin dhe logjikën që ka qenë më herët.

“Sipas informative tona, diferenca është diku rreth 2 për qind. Na jemi të parët”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat