Shpend Ahmeti për Kurtin: Nëse nuk del në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

Aktuale

Shpend Ahmeti për Kurtin: Nëse nuk del në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:11
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin sa i përket zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Ahmeti përmes një cicërime në Twitter ka vlerësuar se nëse VV-ja e konsideron fitore ditën e sotme, atëherë në konferencë do të dalë lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e në qoftë se del dikush tjetër, atëherë sipas tij, situata është e keqe.

"Nga përvoja: nqs doni me dit a e konsideron LVV ditën e sotme fitore, përcjellni konferencat për media të LVV. Në qoftë se del Albini është fitore për ta. Nqs del dikush tjetër atëherë e konsiderojnë si situatë të keqe”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se rreth një orë më parë, VV-ja doli në konferencë për media, ku u udhëhoq nga deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat