​AKR e pakënaqur me rezultati në Prishtinë: Fituam 7 përqind për asamblistë

Aktuale

​AKR e pakënaqur me rezultati në Prishtinë: Fituam 7 përqind për asamblistë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 00:06
Selim Pacolli

Nënkryetari i AKR-së, Selim Pacolli në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e sotme ka fituar 7 përqind për asamblist.

Pacolli theksoi se pavarësisht rezultatit final, i cili do të del nga këto zgjedhje, do t’i pranojnë si rezultat dhe do të vazhdojmë të punojmë kështu me punë të mira të cilat janë bërë deri sot në Prishtinë.

Pacolli: Ky rezultat akoma nuk është final

“Ne jemi duke i ndjekur nga afër të gjitha rezultatet, të cilat kanë dalë nga qendra e numërimit të KQZ-së. Rezultate këto të cilat janë të përafërta edhe nga terreni. Dua që t’i falënderojmë të gjithë qytetarët e komunës sonë, të cilët ushtruan të drejtën e votës dhe na dhanë besimin. Ky rezultat akoma nuk është final. Mirëpo këto janë të dhënat të cilat ne i posedojmë nga 71 kuti gjithsejtë të numëruara nga 238 sosh, që neve na nxjerrin diku afër 7 përqind në nivel të komunës së Prishtinës, në këtë rast për asamblist”, theksoi ai.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti tha se nuk janë të kënaqur me rezultatin, por theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për kryeqytetin.

Mehmeti: Nuk jam i kënaqur me rezultat mirëpo i respektoj

“Nuk jam i kënaqur me rezultat mirëpo i respektojmë shumë vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, me rëndësi është qyteti i Prishtinës, me rëndësi Prishtina. Do të vazhdojmë punën tonë, asnjëherë nuk ndalemi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve do të jemi pjesë e asamblesë. Sipas rezultateve jemi njëjtë qysh kemi qenë në 2017”, tha ai.

AKR në rezultatin preliminar të KQZ, nuk ka fituar më shumë se 1.89 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat