Dramë në Gjilan, Hyseni e Haziri me vetëm 228 vota diferencë

Aktuale

Dramë në Gjilan, Hyseni e Haziri me vetëm 228 vota diferencë

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 07:46
Alban Hyseni, Lutfi Haziri

(E plotësuar 12:25) - Rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 kanë sjellë befasi në shumë komuna.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është duke u zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Sipas këtyre rezultateve nga 96% e votave të numëruara në këtë komunë, Alban Hyseni i LVV-së është duke prirë me 44.48% kurse pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 43.91%.

Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 228 vota diferencë.

Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.

Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28.92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39.34%.

Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote.

Image

***

Janë numëruar mbi 95% e votave në komunën e Gjilanit. Atje po zhvillohet një garë e ngushtë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Alban Hyseni nga VV-ja, po udhëheq me 44,41% apo 17.693 apo, pasuar nga Lutfi Haziri i LDK-së me 43,97% apo 17.517 vota, përcjell Bota sot.

Ndërsa, PDK-ja me Leonora Morina-Bunjakun ka fituar 8,10% apo 3.227 vota.

AAK me Nazmi Gagicën ka 2,45% apo 978 vota./BS

Rezultatet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat