Shasha: PDK dhe LDK kanë arsye të festojnë, por ja çka do të ndodhë së shpejti me VV-në

Aktuale

Shasha: PDK dhe LDK kanë arsye të festojnë, por ja çka do të ndodhë së shpejti me VV-në

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:18
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ai ka thënë se PDK dhe LDK kanë merituar të festojnë, por sipas tij edhe VV-ja do të festojë së shpejti, përcjell Bota sot.

“PDK dhe LDK me të drejtë kanë arsye të festojnë. E kanë merituar. VV nuk ka nevojë të ketë zili pasi që së shpejti po duket se do të festojë edhe ajo. Një nga ato ditët e rralla kur togfjalëshi: "Kosova ka fituar" merr kuptim të plotë”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.

VV-ja nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh, përballë PDK-së që ka fituar katër komuna, AAK-së dhe LDK-së nga dy komuna.

21 komuna do të shkojnë në balotazh, derisa 17 kanë zgjedhur kryetarët në raundin e parë të votimeve./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat