Kamenica drejt balotazhit, përballë Kastratit do të jetë kandidati i VV-së

Aktuale

Kamenica drejt balotazhit, përballë Kastratit do të jetë kandidati i VV-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:21
Qëndron Kastrati

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave në kuadër të Komunës së Kamenicës.

Kësisoj nga 100% e votave të numëruara deri tani del se kjo komunë do t’i hyjë balotazhit.

Drejt këtij balotazhit do të jenë dy kandidatët: Qëndron Kastrati nga PSD si dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kastrati ka grumbulluar 32.69% të votave, ndërsa Kadri Rahimaj 30.37% të votave.

Duhet përkujtuar që në mandatin e fundit kjo komunë është drejtuar nga Qëndron Kastrati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat