Kaq vota i mori Agim Bahtiri në fshatin e tij

Aktuale

Kaq vota i mori Agim Bahtiri në fshatin e tij

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:35
Agim Bahtiri

Nga 1764 votues sa figurojnë në listën e votuesve në fshatin e lindjes së kryetarit aktual të Mitrovicës, Agim Bahtiri duket se as çereku i tyre nuk kanë votuar për të.

Së paku kështu tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i deritashëm i votave.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Bahtiri i Vetëvendosjes ka marrë 307 vota në fshatin Gushavc, ku edhe ka lindur ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 212 vota.

Në dy vendvotimet sa janë në këtë fshat Bahtiri ka marrë shumë më pak vota se që kishte pritur.

Në njërin ka marrë 201 vota nga 986 votues sa janë, ndërsa tjetri 191 vota nga 868 votues.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat