Reagon Agim Bahtiri: E telefonova Bedri Hamzën, ia urova fitoren dhe i kërkova...

Aktuale

Reagon Agim Bahtiri: E telefonova Bedri Hamzën, ia urova fitoren dhe i kërkova...

Nga: N.Sh. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:30
Bedri Hamza dhe Agim Bahtiri

Agim Bahtiri ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas humbjes së djeshme në Mitrovicë.

Bahtiri thotë se, në garë dikush fiton e dikush humb, ndërsa kjo vendoset nga populli.

Ai tregon se mbrëmë e ka telefonuar Bedri Hamzën dhe ia ka uruar fitoren.

Bahtiri shkruan se pas telefonatës Hamzës i ka kërkuar që projtet e filluara të mos ndërpriten.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t'ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës!

Me respekt,

Agim Bahtiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat