Kaq vota mori Daut Haradinaj më shumë se Arbër Vllahiu në vitin 2017

Aktuale

Kaq vota mori Daut Haradinaj më shumë se Arbër Vllahiu në vitin 2017

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:56
Daut Haradinaj dhe Arbër Vllahiu

Në Prishtinë, ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit dhe janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajten dje në tërë Kosovën.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i AAK-së Daut Haradinaj ka përfunduar garën i katërti në radhë.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2017, Haradinaj ka marrë vetëm 907 vota më shumë se kandidati i atëhershëm i AAK-së, Arbër Vllahiu.

Në këto zgjedhje, Haradinaj ka fituar 4.50% apo 3.768 vota, teksa Vllahiu në zgjedhjet e 2017 kishte fituar 3.26% apo 2.862 vota, duke u renditur i pesti në zgjedhjet e atëhershme në Prishtinë.

Ndryshe, në kryeqytet, qytetarët do të dalin përsëri për të votuar pasi kandidati i LVV-së Arben Vitia dhe ai i LDK-së Përparim Rama do të shkojnë në balotazh.

Sipas KQZ-së, Vitia ka marrë 42.33% apo 35.433 të votave, teksa Rama ka 29.35% apo 24.572 vota.

Pas Ramës, renditet Uran Ismaili i PDK-së me 21.64% apo 18.119 vota, Daut Haradinaj i AAK-së me 4.50% apo 3.769 vota, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja me 1.89% apo 1.582 vota, Avni Çakmaku nga Fjala me 0.17% apo 146 vota dhe i fundit Florim Isufi nga partia Balliste me 0.11 % apo 93 vota.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 14 nëntor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat