Kandidati i LDK-së s’e kap fitoren për vetëm 8 vota

Aktuale

Kandidati i LDK-së s’e kap fitoren për vetëm 8 vota

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:13
Fushë Kosovë

Kandidati i LDK-së në Fushë Kosovë, Burim Berisha, nuk ka arritur të evitojë balotazhin për vetëm tetë vota.

Berisha ka mbledhur gjithsej 7842 vota nga 15 mijë e 698 gjithsej.

Me këtë shifër votuesish, Berishës i vyenin vetëm 7849 vota që ta arrinte evitimin e balotazhit, por i siguroi shtatë më pak.

Ai do të jetë në balotazh me z. Enver Bajqinca që fitoi 25.33 për qind.

I treti ishte Rrahim Tërnava i PDK-së me 22.39 për qind.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat