​Memli Krasniqi uron Agim Aliun për fitoren në Ferizaj

Aktuale

​Memli Krasniqi uron Agim Aliun për fitoren në Ferizaj

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:29
Memli Krasniqi dhe Agim Aliu

Agim Aliu do të jetë kryetar edhe për një mandat të ri katërvjeçar në Ferizaj.

Ai fitoi në zgjedhjet e djeshme komunale me më shumë se 50 për qind të votave.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar duke thënë se Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që kjo parti do t’ua ofrojë qytetarëve në Kosovë.

“Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.

Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim. Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë kryetar Aliu”, shkruan Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat