Osmani: Colin Powell ishte përkrahës i popullit të Kosovës dhe shtetësisë sonë

Aktuale

Osmani: Colin Powell ishte përkrahës i popullit të Kosovës dhe shtetësisë sonë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:28
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të Shtetit Colin Powell, një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës.

“E pikëlluar kur dëgjova se ish-sekretari i Shtetit Colin Powell ka vdekur. Ai ishte një burrë shteti i madh dhe nëpunës publik i përkushtuar, i cili ishte përkrahës i popullit të Kosovës dhe shtetësisë sonë. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij”, shkruan Osmani në Twitter.

Colin Powell, sekretari i parë afro-amerikan i SHBA-së ndërroi sot si pasojë e implikimeve nga koronavirusi, në moshën 84-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat