Haradinaj: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit tash

Aktuale

Haradinaj: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit tash

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje rezultatin zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%.

Duke komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, Haradinaj u shpreh se një rënie e tillë paraqet debakël politik.

”Shiko, ai duhet të thotë diçka. Po mos qofsh në lëkurën e tij tash. Nga 50 për qind të bie në 23 për qind për gjashtë muaj, ky është debakël politik”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në Kosovë nuk ka fituar asnjë komunë, ndërsa ka humbur Mitrovicën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat