Pas humbjes në Mitrovicë, vjen dorëheqja e parë nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Pas humbjes në Mitrovicë, vjen dorëheqja e parë nga Lëvizja Vetëvendosje

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:55
Faruk Mujka dhe Albin Kurti

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Media ka mësuar se Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Gjatë ditës është raportuar se nga pikat e kësaj mbledhjeje do jetë edhe dorëheqja e Faruk Mujkës, kryetarit të VV në Mitrovicë.

Faruk Mujka udhëhoqi Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat