Deputeti i VV-së: Rritja ekonomike për vitin 2021 parashihet të jetë prej 9.9 përqind

Aktuale

Deputeti i VV-së: Rritja ekonomike për vitin 2021 parashihet të jetë prej 9.9 përqind

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:44
Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur për rritjen ekonomike në vend.

Ai tha se sipas Bankës Botërore rrritja ekonomike do të jetë mbi 7.1 përqind.

“Raportet e Bankës botërore dalin për periudha të caktuara dhe merren indikator të caktuar të asaj periudhe ku vihet deri tek ajo se sa do të jetë norma e rritjes ekonomike. Kjo normë ka ndryshuar edhe tek Banka Botërore për shkak se më herët ka qenë shumë më e vogël, ku është paraparë që të jetë diku mbi katër përqind rritja ekonomike, mirëpo me të dhënat e fundit, sipas Bankës Botërore rrritja ekonomike do të jetë mbi 7.1 përqind”, u shpreh Rrahmani.

Ndërsa, sa i përketë Bankës Qendore ai tha se parashihet rritje ekonomike prej 9.9 përqind.

“Kemi pasur në raportim edhe Bankën Qëndrore të Kosovës ku sipas tyre rritja ekonomike për gjashtëmujorin e parë ka qenë 10.5 përqind, kurse gjatë tërë vitit 2021 parashihet të ketë rritje ekonomike në total 9.9 përqind”, tha ai.

Rrahmani tha se pritet që edhe deri në përfundim të këtij viti pritet që të ketë rritje ekonomike.

“Rritja ekonomike tashmë është duke ndodhur, për shkak që neve na kanë mbetur edhe dy muaj pothuajse deri në përfundim të vitit fiskal apo vitit ekonomik dhe nuk pritet që gjatë kësaj periudhe të ketë rënie ekonomike, ashtu siç nuk ka pasur as gjatë tre muajve të kaluar. Pra, gjatë muajve të mbetur pritet të vazhdoi trendi i njëjtë i rritjes ekonomike dhe natyrisht se nuk do të jetë më e vogël sesa 10.5 përqind e mund të jetë edhe më e lartë”, tha ndër të tjera ai.

Tutje, Rrahmani tha se një ndër faktorët e rritjes ekonomike është edhe numri i madh i mërgatës të cilët kanë kontribuar në Kosovë gjatë këtij vitit si asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat