Presidentja Osmani viziton kampin ku janë strehuar afganët

Aktuale

Presidentja Osmani viziton kampin ku janë strehuar afganët

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:25
Vjosa Osmani në kampin e afganëve

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Nicholas Giacobbe vizituan sot Kampin Liya, ku po qëndrojnë refugjatët afganë.

“E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre”, shtoi e para e shtetit.

“Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat