Kardiologu i QKUK-së i reagon Labinot Tahirit: Rrogën ta jap unë, veç...

Aktuale

Kardiologu i QKUK-së i reagon Labinot Tahirit: Rrogën ta jap unë, veç...

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:06
Labinot Tahiri

Kardiologu i Qendrës Klinike Universitare dr. Daut Gorani, i ka reaguar këngëtarit Labinot Tahiri, lidhur me ambiciet e tij për t’u bërë ministër i shëndetësisë.

Gorani i ka thënë Labit se do t’ia jap pagën e tij, veç të mos bëhet ministër.

“Une ja jep pagen time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë.
Më kujtohet kur rëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!
Vaj medet për mediat tona që i japin hapsirë injorantit!”
, ka shkruar Gorani.

Reagimi i kardiologut vjen pasi Labi i kërkoi publikisht kryeministrit Albin Kurti që ta emërojë në pozitën e ministrit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat