Elshani: Nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket

Aktuale

Elshani: Nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:58
Arianit Elshani

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani theksoi se ata kanë kërkuar hetim të vendvotimit në Fushë Kosovë.

Ai tha se nuk dëshirojnë që të preket asnjë votë e qytetarëve dhe për këtë kanë kërkuar hetim nga QNR-ja.

“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim.

Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket”, tha anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat