PDK-ja në Vushtrri i kërkon koalicion Vetëvendosjes

Aktuale

PDK-ja në Vushtrri i kërkon koalicion Vetëvendosjes

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:18
Ferit Idrizi

Me 14 nëntor, do të mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna të Kosovë, të cilat shkuan në balotazh.

Në komunën e Vushtrrisë gara do të jetë ndërmjet kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi dhe kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri.

Ndonëse kanë mbetur edhe tre javë deri në mbajtjen e zgjedhje, partitë politike kanë filluar bisedimet për koalicionet e mundshme.

Lidhur me këtë ka folur kandidati i PDK-së, për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ai tha se i kanë bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera opozitare për koalicion dhe se janë në pritje të përgjigjeve.

“Ne ju kemi bërë ftesë të gjitha partive politike jemi të hapur për të gjithë sepse po dëshirojmë me pasë një qeveri stabile, një qeveri të shumicës. Jemi në pritje, kemi pasur takime, jemi në bisedime teknike, jemi në pritje të partive politike. Ne i  kemi bërë ftesën partisë më të madhe opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe partive tjera që janë parti parlamentare dhe po presim përgjigje”, tha ai.

Idrizi u shpreh i bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Gjithsesi po,  kjo është treguar edhe në zgjedhjet e 17 tetorit. Ne kemi dalur të parët dhe mos të harrojmë se nuk është në pyetjet diferenca prej 352 vota sepse kryetari aktual ka pasur koalicion me dy subjekte tjera politike me AKR-në dhe me Partinë e Drejtësisë që nënkupton se afër 3 mijë vota ia kanë sjellë ato parti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat