Votat me kusht në Deçan, prin Bashkim Ramosaj

Aktuale

Votat me kusht në Deçan, prin Bashkim Ramosaj

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:26
Bashkim Ramosaj

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Deçanit më së shumti vota për kryetar mori Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai mori gjithsej 127 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje mori 35 vota, teksa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga votat me kusht dhe të atyre me aftësi të kufizuara mori 23 vota.

Ndërkohë, Ardiana Qorraj, kandidate e PDK-së mori vetëm 5 vota në Deçan.

Për sa i përket votave për asamble komunale, AAK-ja mori 105 vota, LDK-ja 37 vota, LVV-ja 19 vota dhe PDK-ja 9 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat