Qeveria sanksionon shtatë persona dhe një kompani që kanë lidhje me Hezbollahun

Aktuale

Qeveria sanksionon shtatë persona dhe një kompani që kanë lidhje me Hezbollahun

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:52
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me SHBA-në.

“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.

Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik. Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me SHBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”, deklaroi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat