Gjykata Speciale shqyrton lirimin me kusht të pjesëtarëve të UÇK-së ndër të cilët edhe Hashim Thaçin

Aktuale

Gjykata Speciale shqyrton lirimin me kusht të pjesëtarëve të UÇK-së ndër të cilët edhe Hashim Thaçin

Nga: F.B. Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Para Dhomave të specializuara të Kosovës me seli në Hagë, me dëgjimin e dëshmitarit të dytë sot vazhdon gjykimi ndaj Gucatit edhe Haradinajt me rastin akuzës për pengimin dhe frikësimin e dëshmitarëve, ndërkohë që gjykata pret informatën nga Policia e Kosovës për kompetencat dhe aftësitë e saj në lidhje me mbrojtjen e tyre në liri, shkruan “Telegraf” transmeton “ Bota Sot”.

Dhoma e gjykatës së specializuar ka kërkuar nga Policia e Kosovës që deri me 26 nëntor të ofrojë ndër tjera informatën për përgjegjësitë dhe aftësinë e saj në lidhje me lirimin potencial në liri të kryetarit edhe nënkryetarit të Shoqatës së veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Atyre të dyve me 22 tetor iu vazhdua paraburgimi , ndërsa pas marrjes së informatave nga Policia e Kosovës, dhoma e gjykatës do shqyrtojë mbajtjen e tyre në paraburgim apo në burg shtëpiak në Kosovë nën masën e kufizimit të komunikimit dhe lëvizjes.

Urdhër të ngjashëm Policia e Kosovës ka marr edhe në lëndën kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre të akuzuarve tjerë krerë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Kosovë, njofton gazeta.

Në ndërkohë vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në gjykimin e Gucatit dhe Haradinajt për pengesë të punës së prokurorisë dhe frikësimin e dëshmitarëve. Si Gucati edhe Haradinaj në fillim të gjykimit me 7 tetor janë deklaruar të pafajshëm.

Të gjitha akuzat në gjykimin e deritashëm janë të ndërlidhura me veprimet e tyre dhe ata ngarkohen në pengimin e punës , lëndimin dhe frikësimin e dëshmitarëve.

Në akuzë përfshihen deklarata e këtyre dy drejtuesve të shoqatës, ku akuzohen dëshmitarët për bashkëpunim me prokurorinë dhe cilësohen gënjeshtar e tradhtar, si dhe rreth hetimeve të besuara dhe shpërndarjen e të dhënave të vlerësuar “të besueshme” me emra, mbiemra edhe të dhëna për qindra dëshmitar.

Ata akuzohen edhe për takime me gazetarë dhe prezantimin e këtyre të dhënave të besuara, ndërkohë që u arrestuan me 25 shtator 2020 dhe që nga atëherë ndodhen në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat