Zake Prelvukaj me fjalë prekëse për vdekjen e Buqes: Jam mbet pa tekst jam shoku

Aktuale

Zake Prelvukaj me fjalë prekëse për vdekjen e Buqes: Jam mbet pa tekst jam shoku

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:18
Zake Prelvukaj

Regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha, sot është ndarë nga jeta në moshën 51 vjecare në hapësirat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për humbjen e Berishës, foli edhe mikesha e saj, Zake Prelvukaj, e cila tha se kurrsesi nuk po mund të pajtohet se mikja e saj nuk është më në mesin e tyre.

“Nuk po mundem me u pajtu që jemi pa Buqen”, ka thënë Prelvukaj për “Ora e Pasdites”.

“Jam mbet pa tekst jam shoku, edhe nuk po muj me u pajtu që numri i Buqes me u fshi prej këtij telefoni”, ka shtuar mikesha e Buqes.

Ajo tregoi se sot e kishin lënë të takoheshin për kafe, takim ky që s;u realizua, njofton Klankosova.tv

“Është një ditë shumë e vështirë, sot pas punës në ministri, Buqen e pritshim unë me miket e mija në kafen ‘Papillon’ të vazhdojmë të kënaqemi si gjithmonë që jemi kënaq si shoqe, jemi mbet pa tekst jemi shoku, Buqja ka qenë shumë e omel për ne, muj me thanë se deri në frymën e fundit Buqja punoi”, ka vazhduar ajo.

Prelvukaj ka thënë se Berisha e ka dhënë kontribute të mëdha në fushën e kulturës, të artit e arsimit.

“Buqja me regjinë edhe me punën e vet edhe me gjitha tjerat kontributet në kulturë e në arsim si pedagoge ajo e ka vulën e vet. Ajo  e ka dëshmu vetën edhe në arenën ndërkombëtare dhe na ka lanë veprën e vet si trashëgimi kulturore ku çdo gjeneratë do të mburret me të”, ka përfunduar Prelvukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat