​Bill Keating: Prania e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është jetike për paqen në Evropë

Aktuale

​Bill Keating: Prania e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është jetike për paqen në Evropë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:10
​Bill Keating

Kryetari i Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Bill Keating, mbështeti sot angazhimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, si një rajon gjeostrategjik jetik për paqen dhe stabilitetin në Evropë, dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun.

“Besoj se pjesëmarrja jonë pozitive në rajon do të inkurajojë më tej zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e demokracisë, lirisë së medias, të drejtave të njeriut, luftës kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Të cilat duhet të mbeten një prioritet kryesor për aktorët në Ballkani Perëndimor”, tha Keating.

Deklarata e tij vjen para një seance dëgjimore, e cila do të mbahet në Kongresin amerikan mbi angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat