Giacobbe: Mbani mend rëndësinë e veprimeve lokale

Aktuale

Giacobbe: Mbani mend rëndësinë e veprimeve lokale

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:12
Nicholas Giacobbe

I ngarkuari për punë në Ambasadën amerikanë në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka bërë thirrje për një mjedis të pastër dhe të gjelbër në Kosovë.

Giacobbe bëri një mbishkrim nga postimi i ambasadës amerikane, ku “Ekipi i Gjelbër” i ambasadës  priti Lulzim Baumann dhe Gent Zeqirin, ekspertë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar për forcimin e sektorit mjedisor të Kosovës.

“Krenar që shoh Ekipin e Gjelbër të Ambasadës duke punuar për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor. Ndërsa bota shikon samitin e udhëheqësve botërorë për klimën në Glasgow javën e ardhshme, mbani mend rëndësinë e veprimeve lokale.

Çfarë veprimesh të gjelbra mund të zbatoni në komunitetin tuaj për të ndihmuar mjedisin?”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat