​KShQ miraton planin e veprimit të punës për vitet 2021-2022

Aktuale

​KShQ miraton planin e veprimit të punës për vitet 2021-2022

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:25
Pamje nga takimi

Këshilli për Veprim të Qëndrueshëm, i cili është në kuadër të Kuvendit të Kosovës ka miratuar planin e veprimit të punës për vitet 2021-2022.,Aty parashihet organizimi një herë në vit i një seance parlamentare mbi KShQ-në, përfshirjen e objektivave në procesin e hartimeve të ligjeve, në buxhetin e Qeverisë dhe projektligjeve.

Po ashtu, ndër objektivat u theksua nevoja që deputetët e Kuvendit të integrojnë OZhQ-të në përmbushjen e rolit përfaqësues dhe krijimin e kapaciteteve dhe ekspertizave për zhvillim të qëndrueshëm brenda institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës.

Kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku, tha se zhvillimi qëndrueshëm duhet të shkojë nga mbrojtja e mjedisit, por edhe shëndetit të njeriut.

Përkrahje institucioneve kosovare për Zhvillimin e Qëndrueshëm i dhanë edhe koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson dhe Maria Suokko, përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat