Gjykata Supreme vendos sërish për ankesën e Sumës

Aktuale

Gjykata Supreme vendos sërish për ankesën e Sumës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:41
Refki Suma

Gjykata Supreme për herë të dytë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit, Refki Suma, rrjedhimisht në këtë komunë nuk do të ketë proces të rivotimit dhe Mehmet Ballazhi i PDK-së do të jetë kryetari i ri i komunës.

PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi zgjedhor i 17 tetorit të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Refki Suma.

Ndërkohë kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preeliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme. Nga Supremja çështja i është kthyer PZAP-it në rivendosje, e cila për herën e dytë e refuzoi ankesën e Sumës. Ky i fundit shfrytëzoi edhe mundësinë e fundit për t’u ankuar në Supreme, e cila për herë të dytë ia hodhi poshtë ankesën për manipulime me vota në Han të Elezit.

Kësisoj, Ballazhi i PDK-së do të jetë në krye të Hanit të Elezit për katër vitet e ardhshme.

PDK-ja apeloi kundër vendimit të PZAP-së, që e dënoi këtë subjekt politik me 10 mijë euro gjobë për shkak të presioneve që kanë bërë te votuesit në Han të Elezit, por Supremja e hodhi poshtë edhe këtë ankesë dhe gjoba ka mbetur në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat