“Lajme të tmerrshme për popullin tonë, katastrofë...”, Sadri Ramabaja i reagon Aleksandër Vuçiqit pas paralajmërimit që bëri!

Aktuale

“Lajme të tmerrshme për popullin tonë, katastrofë...”, Sadri Ramabaja i reagon Aleksandër Vuçiqit pas paralajmërimit që bëri!

Nga: N.Sh Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:33
Aleksandër Vuçiq

Prof. Dr. Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi paralajmëroi një katastrofë për popullin serb.

Vuçiqi theksoi se, Njësia Speciale e Kosovës, do të marr përsëri një aksion ën veri.

Ramabaja thotë se paralajmërimi i Vuçiqit e pozicionon Seinë në llogore lufte.

Sipas tij, ky pozicion i imponohet shoqërisë shqiptare.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin nëntor, sipas të dhënave që paskan shërbimet informative serbe, do të ketë aksione të reja në veri të Kosovës nga Njësia Speciale e Republikës së Kosovës.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë ...Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”

Ky paralajmërim dramatik i Vuçiqit, mund të thuhet se definitivisht e pozicionon Serbinë në llogore lufte. Ky pozicionim automatikisht i imponohet shoqërisë shqiptare. Rrjedhimisht ne duhet të fillojmë ta kuptojmë se, tashmë kemi hyrë në epokën e konkurrencës së vazhdueshme, që, në rast se nuk kemi ndërhyrje serioze nga qendrat vendimmarrëse të Perëndimit,  pashmangshëm po ecim drejt përballjes së re me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat