Ministri Mehaj flet pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë

Aktuale

Ministri Mehaj flet pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:24
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se buxheti prej 100 milionë eurove për Ushtrinë është dëshmi e synimeve shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Mehaj ka theksuar edhe njëherë zotimet në mandatin e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit si prioritet.

Postimi i tij i plotë:

Buxheti prej 100 milion euro për Ushtrinë tonë, është dëshmi shumë e fuqishme se jemi të vendosur në realizimin e synimeve tona shtetërore.

Ashtu siç jemi zotuar në fillim të mandatit tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet yni.

Ndërtimi, zhvillimi dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura për përmbushjen e plotë dhe efektive të misionit tê shenjtê është detyrim yni kushtetues dhe ligjor.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës bashkë me SHBA-në dhe aleatët tjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat