Pas Kosovës, edhe Shqipëria pritet t’i ndaj 4 milionë euro shtesë për Kosovën Lindore

Aktuale

Pas Kosovës, edhe Shqipëria pritet t’i ndaj 4 milionë euro shtesë për Kosovën Lindore

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:31
Ilustrim

Qeveria e Kosovës sot miratoi projekt-buxhetin për vitin 2022.

Në këtë buxhet parashihet që 2 milionë euro të ndahen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”, tha Kurti.

Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai u shprehë se ka vite që ka kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.

Në postimin e bërë, Arifi ka treguar se është duke pritur edhe nga Qeveria e Shqipërisë të ndaj 4 milionë euro shtesë për Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë i Shqiprim Arifit:

Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e Kosovës, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.

E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj Serbisë  e cila investon miliona në Kosovë.

Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të Kosovës që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.

Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.

Faleminderit Albin!  Bashkë jemi më të fortë!

PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 4 milion euro shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat