Nesër mbahen ‘Takimet e Gjeçovit’ në Zym të Hasit

Aktuale

Nesër mbahen ‘Takimet e Gjeçovit’ në Zym të Hasit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Për të 50-ën herë më radhë, nesër në Zym të Hasit të Prizrenit, mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor, “Takimet e Gjeçovit”.

Ky jubile mbahet nën patronatin e kryetares së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Osmani – Sadriu dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë këtij edicioni do të mbahet manifestimi letare, “Ora e Anton Pashkut”, dhe ndarja e çmimeve tradicionale të manifestimit.

50 vjetori i “Takimeve të Gjeçovit” do të përcjellët më shumë aktivitete kulturore artistike, që do të karakterizojnë pasurinë etno-folklorike të Hasit.

Një program kulturo-artistik të do të prezantohet edhe nga Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” i Zymit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat