Qeveria Kurti ndau 100 milionë euro për ushtrinë e Kosovës, ky është reagimi i Pacollit

Aktuale

Qeveria Kurti ndau 100 milionë euro për ushtrinë e Kosovës, ky është reagimi i Pacollit

Nga: A.ZH Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:24
Ushtar i Kosovës

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka ndarë 100 milionë euro për ushtrinë e Kosovës.

Pacolli ka përgëzuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për këtë vendim, duke thënë se vendimi ishte dashur të merrej edhe më herët.

Ai ka ftuar bizneset dhe diasporën, që të kontribuojnë në rritjen e buxhetit për FSK-në, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Përgëzoj Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për të ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë.

Kjo është dashur të bëhet shumë më herët. Megjithatë, edhe tash nuk është vonë.

Të gjithë shqiptarët kudo që janë, përfshirë bizneset dhe diasporën, duhet të kontribuojnë në rritjen e buxhetit për FSK-në, në mënyrë që të kemi një ushtri sa më të fortë dhe të fuqishme për mbrojtjen e shtetit tonë. Rr.P

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat