Azem Syla i shkon në shtëpi Ramiz Lladrovcit, ja për çka folën

Aktuale

Azem Syla i shkon në shtëpi Ramiz Lladrovcit, ja për çka folën

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:49
Ramiz Lladrovci sonte ka pritur në shtëpi Azem Sylën dhe Abelard Tahirin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është kandidat edhe për një mandat, sonte ka pritur në shtëpi Azem Sylën dhe Abelard Tahirin.

Ai tha se bastioni në Drenas, qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm, nuk do të lejojnë të largohet nga komuna vendi i parë për qeverisje të mirë. 

Statusi i Lladrovcit:

Sonte, me kënaqësi prita në shtëpi dy mysafirë të nderuar e të dashur, Azem Sylën dhe Abelard Tahirin, ku së bashku vlerësuam përkushtimin e strukturave të degës dhe rëndësinë e fitores që na pret më 14 nëntor.

Bastioni në Drenas, qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm, nuk do të lejojnë të largohet nga komuna jonë vendi i parë për qeverisje të mirë. Kështu do të jetë edhe në katër vitet e ardhme.

Faleminderit për vizitën dhe takimin, Azem dhe Abelard. Vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat