Kuçi i AAK-së tregon a ka lidhje me gruan e arrestuar në aeroport që u kap me material të falsifikuar zgjedhor

Aktuale

Kuçi i AAK-së tregon a ka lidhje me gruan e arrestuar në aeroport që u kap me material të falsifikuar zgjedhor

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:03
Agron Kuçi

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një grua pasi u kap me materiale të falsifikuara zgjedhore.

Media ka konfirmuar përmes burimeve se ajo ende është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Në media u raportua se dyshohet që ajo është një bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kyetar të kësaj komune, Agron Kuçi, por ky i fundit i kontaktuar nga portali mohoi se ka të bëjë diçka me këtë rast.

“Unë s’kam informata për këtë dhe s’kam kërkuar asgjë nga ajo”.

Në materialin e saj dyshohet se janë gjetur të dhëna të qytetarëve që përgatitur për votim nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat