Hodaj: Pa përkrahjen e SHBA-ve, vështirë të bëhet vetting i thellë

Aktuale

Hodaj: Pa përkrahjen e SHBA-ve, vështirë të bëhet vetting i thellë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:41
Taulant Hodaj

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se pa përkrahjen e SHBA-ve, vështirë të bëhet vetting i thellë dhe i pastër sikurse në Shqipëri.

"Kemi qeverinë e cila ka qenë pro-aktive në veting e cila ka treguar rrugën dhe avancimin në këtë drejtim, nëse shohim në aspekt shtetëror thonë se ne kemi përkrahje të Bashkësisë Ndërkombëtar, Amerikën dhe BE-në, ndërsa nëse kthehemi në aspektin e BE-së shohim se kanë dyshime të mëdha në këtë vetting."

"Ata janë të cilët kritikojnë edhe sistemin e drejtësisë dhe në anën tjetër prapë kritikojnë vettingun, mendojë se pa përkrahjen e thellë të SHBA-ve dhe BE-së por parësore SHBA-të është e vështirë të bëhet një vetting i thellë dhe i pastër sikurse në Shqipëri. Pikësëpari do të jetë e vështirë të bëjmë ndryshimin kushtetues që janë të domosdoshme që të formojmë një vetting, dhe tjetra është implementimi i sajë në praktikë", tha Hodaj.

Tutje, Hodaj ka thënë se është në të mirë të të drejtave të qytetarëve, prokurorëve dhe gjyqtareve e sidomos të avokatëve.

"Fillimisht mund të them se kjo është në të mirë të të drejtave të qytetarëve, prokurorëve dhe gjyqtareve e sidomos të avokatëve, e detyrueshme është që ne të mos dëmtohemi dhe të gjejmë një mënyrë sa më të përshtatshme, e jo të ndodhin incidente apo parregullsi sikurse në Shqipëri, duhet evidentimi i tyre dhe duhet të kemi një vetting të mirëfilltë adekuatë në Kosovë.", deklaroi Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat