Mbi 720 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Aktuale

Mbi 720 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Procesi i vaksinimit po vazhdon ende në Kosovë, por me ritëm më të ngadalësuar. Teksa muaj më parë brenda dite jepeshin deri 17 mijë doza, tanimë ka rënë në rreth 4 mijë.

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milionë e 558 mijë doza të vaksinës, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 720 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës. Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Ndërkohë MSh thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat