Ushtria e Kosovës/ Kurti bën të ditur kërkesën e tij ndaj SHBA-ve, fokus ka këtë gjë

Aktuale

Ushtria e Kosovës/ Kurti bën të ditur kërkesën e tij ndaj SHBA-ve, fokus ka këtë gjë

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë e Kosovës, ai kërkoi që urgjentish të rritet numri i ushtarëve deri në 35 mijë.

Ai në një postim në Facebook potencoi se do t’i kërkojë Amerikës që ta armatosë Ushtrinë e Kosovës me armë moderne.

“Numri i ushtarëve të FSK-së duhet të rritet urgjentisht deri 30 - 35 mijë ushtarë dhe të armatosen sipas standardeve të ushtrisë amerikane.
Me Republikanët e Kosovës në qeverinë e ardhshme - ne do t'i kërkojmë aleatit tone, SHBA-ve të armatosë ushtrinë tonë me armatimin më modern dhe të na ndihmojë me financimin e saj”
, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shqiptarët nuk i mbrojnë vetëm interesat e veta në Ballkan, por edhe ato të SHBA-ve.

Numri i ushtarëve të FSK-së duhet të rritet urgjentisht deri 30 - 35 mijë ushtarë dhe të armatosen sipas standardeve të ushtrisë amerikane.

Me Republikanët e Kosovës në qeverinë e ardhshme - ne do t'i kërkojmë aleatit tone, SHBA-ve të armatosë ushtrinë tonë me armatimin më modern dhe të na ndihmojë me financimin e saj.

GOD BLESS ALBANIANS AND THE USA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat