U votua më së shumti nga diaspora/ LDK deklarohet për këtë rezultat

Aktuale

U votua më së shumti nga diaspora/ LDK deklarohet për këtë rezultat

Nga: M.H. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale arritën të sjellin një befasi në vendin tonë, duke arritur kështu që në shumicën e komunave të shkohet në balotazh.

Të gjendur kështu, vendi ynë do të ketë zgjedhje edhe më 14 nëntor, ku do të përcaktohen fituesit final të komunave.

Në lidhje me zgjedhjet lokale si dhe situatën politike në vend, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Ajo shprehet se LDK është kthyer fuqishëm duke arritur të rikthej elektoratin e saj.

Ndërsa e pyetur se nga diaspora ka qenë partia më e votuar, ajo shprehet se mërgata e dëshiron LDK-në dhe se për të e vetmja shpresë jemi ne.

Sipas saj, reformat që ka pasur LDK kohët e fundit I kanë mirëpritur qytetarët dhe diaspora.

Mërgata jonë më së miri dëshmoi me votën e tyre se LDK-ja është e vetmja shpresë për vendin. Procesi i reformimit nëpër të cilin ka kaluar LDK-ja është mirëpritur nga qytetarët në masë të madhe, e njëjta u dëshmua edhe në këto zgjedhje”, u shpreh Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat